Për plasje e ashpër e Blerim Latifit me Kim Mehmetin: “Qeni që leh të lidhet”

HomeAktualitet

Për plasje e ashpër e Blerim Latifit me Kim Mehmetin: “Qeni që leh të lidhet”

Pasi ka shpërndarë një shkrim të gazetës franceze “Le Figaro”, për mësuesin francez të cilit iu pre koka nga një fundamentalist çeçen, ambasadori i Kosovës, Qëndrim Gashi, po përballet me kritika të ashpra. Gashi ka bërë një sqarim duke thënë se shpërndarja e shkrimit të ilustruar me karikaturat e profetit Muhamed, është bërë për t’u solidarizuar me Francën e jo për të sulmuar dikë, por as kjo nuk i ka ndihmuar shumë.

Një kritkë të ashpër ndaj diplomatit Gashi e ka bërë talibanci Kim Mehmeti i cili ka zgjedhur fjalët më të rënda ndaj tij duke thënë se ambasadori nuk meriton ta përfaqësojë asnjë kopsht zoologjik.

“Një ndër arsyet pse Kosova nuk ia del të konsolidohet si shtet është se ajo ka përfaqësues diplomatikë të racës së ambasadorit të saj në Paris, të cilët tallen dhe i përbuzin ndjenjat fetare të popullit që përfaqësojnë, të popullit të vet që u siguron pagë të majme e jetë luksoze”, ka shkruar Mehmeti.

“Monstra të atilla, të papërgjegjshme e të padenja për ta përfaqësuar as familjen e vet, pra diplomat që nuk e kanë kuptuar se atje ku je e përfaqëson popullin dhe shtetin tënd, e jo vendin nikoqir, nuk janë të denjë për ta përfaqësuar një kopsht zoologjik, e jo më një popull e një shtet”, ka vazhduar Mehmeti.

Ai ka kërkuar që Gashi të kthehet në shtëpi duke thënë se “diplomatët e tillë duhet sa më shpejtë kthyer në shtëpi, ku duhet ‘lidhur’, që edhe nëse ‘lehin’ të mos mund të ‘kafshojnë’ më”.
“Ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur duhet ta pranojmë se asnjë forcë antishqiptare nuk na përçau e nuk na talli e përbuzi aq sa disa qarqe shqiptare që u jargaviten të tjerëve, por duke shkelur mbi çdo gjë tonën” ka shkruar Mehmeti.

Filozofi Blerim Latifi ka bërë një reagim ndaj postimit të Mehmetit duke thënë se ai prej kohësh është duke e bërë punën e ideologut aktiv që ka për qëllim arabizimin mental e social të shqiptarëve në Maqedoni.

“E pashë reagimin e Kim Mehmetit për ambasadorin e Kosovës në Paris. Kisha ndjesinë se e ka shkruar pas ndonjë bisede me ndonjë ajatollah të Tehranit. Ky njeri që përpiqet të shfaqet si intelektual publik dhe shkrimtar kritik, në fakt paraqet të kundërtën, prej shumë kohësh”, ka shkruar profesori Latifi.

Ai më pas e ka quajtur shkrimtar mediokër Mehmetin.

“Ka vite që nën fasadën e rreme të shkrimtarit e intelektualit, ai është duke bërë punën e ideologut aktiv të arabizimit mental e social të shqiptarëve në Maqedoni. Dhe kjo është puna e tij më e suksesshme, e sa i përket letërsisë ai kurrë nuk ka mundur të dalë nga kornizat e një shkrimtari mediokër”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0