Për Limajn me dosta nuk ka virus, thyejnë vendimin e Qeverisë

HomeAktualitet

Për Limajn me dosta nuk ka virus, thyejnë vendimin e Qeverisë

Ndonëse numri i rasteve me coronavirus po vijon të rritet në vendin tonë, janë vet ligjvënësit ata që më së shumti po i shkelin rregullat për mbrojtje nga ky virus të cilat i ka vendosur Qeveria e Kosovës, shkruan GazetaLajmi.

Shkelje të rregullave të pandemisë sot ka bërë lideri Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Djali i tij, Durimi ka shpërndarë në Facebook, disa fotografi nga një ndejë në të cilën shihen shumë persona, asnjëri prej të cili nuk mban maskë mbrojtëse dhe as nuk e respekton distancën. Pos, kësaj Qeveria ka ndaluar grumbullimin e mbi pesë personave.


Pa maskë mbrojtëse sot gjatë ditës, është parë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ndërkohë vetëm sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 213 raste të reja me coronavirus . Gjatë ditës janë konfirmuar edhe tetë raste të vdekjes nga ky virus, duke e çuar në 166 numrin e viktimave nga ky virus.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0