Për cfarë bëhet fjalë? / BE po përgadit një marrëveshje të madhe Kosovë-Serbi(DETAJE)

HomeAktualitet

Për cfarë bëhet fjalë? / BE po përgadit një marrëveshje të madhe Kosovë-Serbi(DETAJE)

Wilson thotë se BE është duke përgatitur një marrëveshje të madhe Kosvë-Serbi
Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, ka thënë se BE është e fokusuar në përgatitjen e arkitektuar për një marrëveshje të madhe, dhe se bashkëpunimi me SHBA’në do ishte shumë efektiv.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se pavarësisht faktit se pjesa më e madhe e marrëveshjes është për tema ekonomike, në thelb negociatat dhe marrëveshjet në këtë kontekst janë politike.

Ai tutje ka thënë se marrëveshja ka qenë një shenjë e mirë e përparimit për normalizimin e bisedimeve dhe dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Pas zgjedhjeve në Serbi dhe ndryshimeve të Qeverisë së Kosovës, të shohësh vazhdim të normalizimit të raporteve, dialog dhe negociata me angazhimin e udhëheqësisë së Prishtinës dhe Beogradit, është një gjë pozitive. Kjo nuk ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por mendoj se është pjesë e një procesi të gjerë historik që po zgjidhet, dhe përfaqëson edhe një hap përpara, pasi kemi SHBA-në që punon me të dyja palët për të marrë vendime për interesin e përbashkët, të fokusuar vërtet në aspektin ekonomik, por sigurisht se ai politik është kyç”, është shprehur Wilson.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, ai ka thënë se BE është e fokusuar në përgatitjen e arkitektuar për një marrëveshje të madhe, dhe se bashkëpunimi me SHBA’në do ishte shumë efektiv.

“Ky është një proces. Unë kam besim se do të shohim arritjen e më shumë marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kam besim sepse është në interesin e të dyja palëve, pasi Kosova nuk mund të fitojë njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe Serbia nuk e ka të hapur rrugën për në Bashkimin Evropian. Por a do të arrijnë marrëveshje nesër? Me siguri se jo. Çështje si këto nuk ndodhin brenda 24 orësh. Mendoj se Bashkimi Evropian është i fokusuar në përgatitjen e arkitektuar për një marrëveshje të madhe, mendoj se kjo do të ishte shumë efektive nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian angazhohen së bashku”, ka thënë tutje Damon Wilson.

Këtu mund ta lexoni të gjithë intervistën e Wilson që ka dhënë për REL.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0