Për çarje e madhe e LDK-së në Podujevë

HomePolitike

Për çarje e madhe e LDK-së në Podujevë

Për çarje e madhe e LDK-së në Podujevë

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i ka shkarkuar nga pozitat e drejtorëve, Hamdi Jahën dhe Zaim Thaçin.

Sot zyrtarisht është shkarkuar drejtori i Shëndetësisë, Zaim Thaçi, ndërkohë që nesër pritet të bëhet zyrtare shkarkimi edhe i drejtorit të Urbanizimit, Hamdi Jaha, shkruan portali lokal nga Llapi.

Ky vendim i u.d. të kryetarit të Komunës së Podujevës, siç raporton mediet lokale të Podujevës, ka ardhur pas miratimit të bërë nga kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, njëherësh kandidat për të parin e kësaj komune, i cili duke mos e mohuar një gjë të tillë, ka thënë se nesër do të bëhet e ditur informata.

“Nesër do ta keni informatën, nesër”, ka thënë ai, duke mos e pohuar, por as mohuar një gjë të tillë.

Ndërkohë, se që ka marrë shkresë për ta liruar pozitën e drejtorit të Shëndetësisë, Zaim Thaçi e ka thënë për Llapi.info drejtori i Urbanizimit, Hamdi Jaha, derisa thotë që zyrtarisht për vete s’e ka marrë ndonjë njoftim.

“Nuk e di, kam qenë në Prishtinë sot. Nesër do të shkojë në Podujevë dhe të shohim se për çka bëhet fjalë dhe të diskutojmë për ato. Unë për vetë s’kam marrë ndonjë shkresë zyrtare. Okularët kanë thënë se drejtori i Shëndetësisë një letër të tillë ka pranuar”, ka thënë Jaha.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë, Zaim Thaçi nuk e ka mohuar shkarkimin nga pozita e drejtorit, derisa ka shtuar se tani për tani nuk mund të flasë për këtë çështje.

Dy drejtorët dyshohet se janë kritikuar se nuk po angazhohen aq sa duhet në fushatë, madje që gjoja se janë duke punuar kundër kandidati të LDK-së për kreun e Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0