PDK sfidon Kurtin: Bjeri 40 nënshkrime, e rrëzojmë Hotin

HomeAktualitet

PDK sfidon Kurtin: Bjeri 40 nënshkrime, e rrëzojmë Hotin

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka thënë se deputetët e kësaj partie do ta votonin rrëzimin e Hotit nëse VV’ja sjell 40 nënshkrime në Kuvend, raporton Gazeta Express.

“Përjashtim bën këtu situata kur 40 nënshkrime i sjellë VV në seancë për mocionin e votëbesimit. Atëherë, PDK do ta votoj rrëzimin qeverise duke ofruar 24 vota”, ka thënë ai.

Bytyçi tutje ka thënë se nëse shterohen rrugët për zgjidhjen e presidentit, Kosova shkon në zgjedhje dhe PDK është e gatshme për to.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në mentalitetin arkaik të borxheve në politikë. Tuxharllëku i partive tjera politike për postin e presidentit, janë të pakuptimta, ne besojmë në parime dhe marrëveshje politike. Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK është gati”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/236648064467238

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0