PDK pritet të hyjë në koalicion dhe të marrë presidencën, ky pritet të jetë presidenti i ri i Kosovës

HomePolitike

PDK pritet të hyjë në koalicion dhe të marrë presidencën, ky pritet të jetë presidenti i ri i Kosovës

Sot kreu i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Duket se PDK-ja nga një parti opozitare shumë shpejt pritet të përfshihet në qeveri dhe të bëhet pozitë.

Të paktën kështu kanë konfirmuar burime të Nacionale brenda PDK-së.

Burime nga PDK bëjnë të ditur se koalicioni do të bëhet së shpejti, ndërsa pritet konfirmimi i aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Sapo të konfirmohet aktakuza, Thaçi pritet të jep dorëheqje. Ndërsa PDK-ja, LDK-ja, AAK, Nisma dhe AKR do të merren vesh për emrin e presidentit.

Ata do ta zgjedhin menjëherë, pasi asnjë palë nuk është e interesuar për zgjedhje. Po kështu nuk duan që Vjosa Osmani të marrë këtë post si ushtruese e detyrës, të drejtë që i takon nga Kushtetuta e Kosovës.

PDK kërkon që në krye të shtetit një person i besueshëm i Thaçit dhe Veselit.

Enver Hoxhaj duket se i plotëson këto kritere.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0