“PDK-ja god iti Thaçin e Veselin të lidhur në pranga në qelinë e ftohtë të Speciales”, Uk Lushi i reagon ashpër kësaj partie: Turp!

HomePolitike

“PDK-ja god iti Thaçin e Veselin të lidhur në pranga në qelinë e ftohtë të Speciales”, Uk Lushi i reagon ashpër kësaj partie: Turp!

Analisti shqiptaro-amerikan dhe luf tëtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi ka reaguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës e cila do ta zgjedh kryetarin e ri të kësaj partie.

Lushi përmes një postimi në Facebook, thotë se, PDK-ja është dashur të pret derisa të nis së paku fillimi i gjykimit për Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë, dhe nuk është dashur që t’i largojë formalisht udhëheqësit e partisë së saj.

“Çka do të thonë në PDK dhe partitë tjera kur pengjet politike në Speciale sot, një ditë, do të shpallen të pafajshëm dhe do të kthehen të lirë në atdheun tonë dhe partitë e tyre?! A do t’i vijë ndonjë shqiptari apo shqiptareje turp që nuk mund pritën pakëz të marrin pozita?! A kaq të etur e egoistë jemi të quhemi kryetar apo kryetare, sa që shkelim mbi çdo logjikë, arsye dhe moral?!”, shkruan ai.

Ai thotë tutje se, PDK ka mundur të vazhdonte me pozitën e UD të Kryetarit dhe mundet që UD të ndërrohet me Kryetare apo Kryetar UD, mirëpo zëvendësimi i Kryetarit Kadri Veseli, pa u nisur gjykimi dhe pa u vërtetuar fajësia e tij, është braktisje e liderit dhe obligimit të nderit të qëndrosh me bashkëluf tëtarin dhe bashkëpartiakun deri në fund të luf tës.

“PDK në njëfarë mënyre po lëshon paraverdikt duke dëmtuar ndjeshëm Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të gjithë të tjerët në qelitë e ftohta të Hagës. Do të ishte krejt në rregull nëse ata do të largoheshin pas gjykimit dhe lirimit, mirëpo të godasësh dikë në pranga është tepër e ulët dhe jonjerëzore”, shkruan ai.

Sipas tij, pas disa vitesh disa në PDK do të skuqen nga turpi.

Reagimi i plotë:

Në politikën shqiptare po duket qartë nuk ka as logjikë, as arsye dhe as moral, prandaj është vështirë të kuptohen disa gjëra. P.sh. zgjedhjet për të parin/paren e PDK-së në Prishtinë.

PDK i ka edhe Kryetarin Historik edhe Kryetarin Aktual në Gjykatë Speciale dhe PDK nuk mund priti e pakta derisa të fillojë gjykimi të mos largonte formalisht udhëheqësit?! Ka shumë që nuk e kuptojnë se në Hagë nuk janë individët, por janë edhe partitë e tyre dhe kombi shqiptar. Specialja duke mos pas ngritur akuza për pretendimet e rrejshme të Martyt është duke provuar të rishkruajë dhe revizionojë historinë e lu ftës së UÇK-së. Siç e dimë të gjithë njerëzit e UÇK-së, ushtari nuk lihet i vetëm apo në mëshirën e tij as i vd ekur, e lëre më i pla gosur siç janë të paraburgosurit në Hagë dhe të tjerë që do të arrestohen së shpejti.

Duhet t’u kujtohet kur Ramush Haradinaj ishte në Tribunalin e Hagës, AAK me dinjitet nuk e hodhi liderin në injorim dhe vetmi, por qëndroi prapa dhe më të derisa ai vërtetoi gabueshmërinë e akuzave kundër tij dhe lu ftës çlirimtare.

Çka do të thonë në PDK dhe partitë tjera kur pengjet politike në Speciale sot, një ditë, do të shpallen të pafajshëm dhe do të kthehen të lirë në atdheun tonë dhe partitë e tyre?! A do t’i vijë ndonjë shqiptari apo shqiptareje turp që nuk mund pritën pakëz të marrin pozita?! A kaq të etur e egoistë jemi të quhemi kryetar apo kryetare, sa që shkelim mbi çdo logjikë, arsye dhe moral?!

PDK ka mundur të vazhdonte me pozitën e UD të Kryetarit dhe mundet që UD të ndërrohet me Kryetare apo Kryetar UD, mirëpo zëvendësimi i Kryetarit Kadri Veseli, pa u nisur gjykimi dhe pa u vërtetuar fajësia e tij, është braktisje e liderit dhe obligimit të nderit të qëndrosh me bashkëlu ftëtarin dhe bashkëpartiakun deri në fund të l uftës. PDK në njëfarë mënyre po lëshon paraverdikt duke dëmtuar ndjeshëm Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të gjithë të tjerët në qelitë e ftohta të Hagës. Do të ishte krejt në rregull nëse ata do të largoheshin pas gjykimit dhe lirimit, mirëpo të godasish dikë në pranga është tepër e ulët dhe jonjerëzore.

Më vjen keq, ama nuk mund t’ mos e them të vërtetën! Pas disa vitesh disa në PDK do të skuqen nga turpi. Natyrisht, nëse nocioni i turpit ekziston për ta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0