PDK e AKR i bashkohen qeveris me LDK, AAK e Nismas

HomePolitike

PDK e AKR i bashkohen qeveris me LDK, AAK e Nismas

Filli i kësaj ideje erdhi të premtën bashkë me takimet e para. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbajtur takim të paparalajmëruar me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj. Gjatë ditës ka pasur edhe takime të tjera.

Pa u bërë një muaj nga Qeveria Hoti, krijimi i së cilës ishte dramë më vete, po nis një dramë e re në Kosovë. Aktakuza ndaj krerëve të shtetit ka lëvizur politikën e Kosovës, të cilët njëzëri po kërkojnë unitet, ka nxitur takime e diskutime për të krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse.

Reporteri.net nga burime të besueshme brenda partive ka marrë vesh se kanë nisur negociatat për t’u futur në qeveri edhe PDK e AKR, për të krijuar kështu një qeveri gjithëpërfshirëse me partitë që aktualisht qeverisin, duke përjashtuar vetëm VV-në.

Filli i kësaj ideje erdhi të premtën bashkë me takimet e para. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbajtur takim të paparalajmëruar me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj. Gjatë ditës ka pasur edhe takime të tjera.

Media merr vesh se kjo temë është trajtuar edhe gjatë fundjavës nga të gjithë krerët e partive. Negociatat do të vazhdojnë edhe sonte dhe, sic mësohet, shumëcka mund të ndodhë javën që po vjen.

Një Qeveri gjithëpërfshirëse, nëse negociatat ecin si duhet këto ditë, pritet të krijohet nga fundi i javës së ardhshme. Sipas informacioneve, në të nuk do të jenë të përfshira vetëm VV dhe Lista Serbe.

Sidoqoftë, duhet theksuar se negociatat janë në fillet e tyre dhe nuk dihet asgjë për postet kryesore e as për ndarjen e ministrive.

Ndryshe, Kosova po ballafaqohet me situatën më të brishtë politike, pasi për pak muaj po mendohet të ndryshohet për të dytën herë përbërja qeveritare, e për të disatën herë në vitet e fundit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0