PDK del me qëndrim nëse do ta votojë Qeverinë Hoti dhe për bashkëpunimin me VV-në

HomeAktualitet

PDK del me qëndrim nëse do ta votojë Qeverinë Hoti dhe për bashkëpunimin me VV-në

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, theksoi edhe një herë se kjo parti s’do t’i jep votat për qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.“Nuk do ta votojmë këtë qeveri të LDK-së me partitë tjera, sepse nuk dallojnë nga njëra-tjetra e as nga qeverisja e kaluar”, u shpreh Gashi.Deputeti Gashi shtoi se PDK-ja do të vazhdojë të jetë parti opozitare.

“Do të jemi opozitë dhe sa herë që kjo qeveri vepron në kundërshtim me interesat e qytetarëve do ta kritikojmë. Jemi të qartë, i kemi veprimet e qarta. Atë ditë që votohet qeveria Hoti PDK-ja do të votojë kundër. Më e mirë do të ishte të kishte zgjedhje, por ne do të respektojmë vendimin e Kushtetueses”, u shpreh Gashi në “Desku” të KTV-së.
Gashi tha se “VV-ja do t’i kthehet zanatit të vjetër, sepse është dëshmuar si opozitë”.“Jemi të përgatitur për ta luajtur rolin opozitar. Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit, në asnjë rrethanë s’kemi vënë vija të kuqe për subjekte parlamentare. Ishte VV-ja e disa parti që vendosën vija të kuqe dhe kjo ka dëmtuar mundësinë e bashkëpunimit”, u shpreh Gashi.

Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje si parti opozitare, Gashi tha se është herët të flitet. “Është herët për mundësi të bashkëpunimit, të paktën për një periudhë. Por ndërkohë i shohim mundësitë”, tha ai.Ndërkohë, Hajrulla Çeku tha se PDK-ja ishte arsyeja kryesore pse iu fut politikës. Ai tha se bashkëpunimi me PDK-në, nëse pyetet ai, nuk do të ndodhte kurrë.“Ky është mendimi im, por nuk është koha të flitet për këtë çështje”, tha Çeku.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0