PDK: Avdullah Hoti nuk i njeh temat e dialogut, takimi i Brukselit nuk duhej të mbahej pa u kthyer Thaçi

HomePolitike

PDK: Avdullah Hoti nuk i njeh temat e dialogut, takimi i Brukselit nuk duhej të mbahej pa u kthyer Thaçi

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit Hoti për pjesëmarrjen në takimin e Brukselit me Serbinë.Hoxhaj theksoi se Hoti nuk i njeh temat dhe do të duhet të pritej derisa kthehej presidenti Thaçi për tu dakorduar rreth këtij procesi.
“PDK e cilëson takimin e Brukselit të nxituar dhe të panevojshëm. Nuk jemi kundër dialogut por qasjes dhe mënyrës se si po zhvillohet dialogu. Qeveria ka hyrë në dialog pa konsensus, pa parime dhe pa unitet. Të vetmen përgatitje që ka qeveria në këtë proces është vetëbesimi naiv. Takimi në Bruksel nuk duhej të mbahej fare derisa të kthej Presidenti në vend . Për herë parë delagacioni i Kosovës qëndroi përballë Serbisë pa protokoll në Bruksel. Kryeministri Hoti si përfundim mund të themi se nuk e njeh dialogun me Serbinë, temat, dhe Kosova mund të humbë në këtë proces. Hoti nuk duhej të kthente në agjentë çështjen e të zhvendosurve nga Serbia” tha Hoxhaj

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0