Pasuria e Mergim Lushtakut, pronar e bashkëpronar në disa firma…

HomeAktualitet

Pasuria e Mergim Lushtakut, pronar e bashkëpronar në disa firma…

Edhe Mergim Lushtaku si deputet në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Lushtaku ka deklaruar se përveq që mban pozitën e deputetit, ai është edhe pronar e bashkëpronar në disa firma.

Ai nuk ka dekluara pasuri të paluajtshme, derisa si pasuri e luajtshme e tij figuron një veturë Mercedes në vlerën 18 mijë euro.

Mbi 8 mijë euro janë të ardhurat e tij nga firmat ku ai është pronar, një nga këto firma dhe tri tjera është deklaruar si bashkëpronarë.

Kursimet e tij kapin vlerën 61 mijë euro, të deklaruara si 45 mijë euro në emër të tij dhe 15 mijë në emër të bashkëshortes. Ndërkaq si borxhe ka deklaruar mbi 26 mijë euro.

Mbi 54 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore siq i ka deklaruar ai nga paga e tij dhe të hyrat nga aksionet. Ndërkaq të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij janë mbi 10 mijë euro. Pasuria e tij e deklaruar në total llogaritet në vlerën mbi 151 mijë euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0