Pasuria e kryeministrit Hoti, tri banesa e 3 mijë e 831 euro e 62 cent para

HomePolitike

Pasuria e kryeministrit Hoti, tri banesa e 3 mijë e 831 euro e 62 cent para

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë. Në mesin e tyre është edhe pasuria e kryeministrit Avdullah Hoti, shkruan GazetaLajmi.
Ai në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se i posedon tri banesa që janë pronë e përbashkët e familjes.

Kryeministri Hoti ka deklaruar se para të gatshme në dy banka në Kosovë i ka 3 mijë e 831 euro e 62 cent.

Gjithashtu kryeministri Hoti ka deklaruar se një personi fizik ia ka borxh 5 mijë euro si huazim për blerjen e një trualli në Fushë Kosovë e i cili nuk figuron i deklaruar.

Hoti ka deklaruar se e ka një kredi në vlerë 16 mijë e 325 euro në NLB.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0