Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021,ja se cila renditet e para

HomeAktualitet

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021,ja se cila renditet e para

Indexi i Henley për Pasaportat bazuar nga një studim i shifrave të Autoritetit Ndërkombëtar të Transportit Ajror, ka publikuar një listë të pasaportave më të fuqishme dhe më të pafuqishme për vitin 2021.

Sipas raportit të publikuar në media, duket se Japonia pritet të ketë pasaportën më të fuqishme për 2021. Duke mos marrë parasysh kufizimet e përkohshme të udhëtimit mes pandemisë COVID-19 , Japonia kryeson për sa i përket forcës së pasaportës për të katërtin vit radhazi, duke siguruar udhëtime në 191 destinacione në të gjithë botën. I dyti në radhë wshtw Singapori me 190 destinacione.
Ndërsa, për sa i përket vendeve evropiane, vendin e parë e ka Gjermania me 189 destinacione, po aq sa dhe Koreja e Jugut. Më pas në listën me më shumë destinacione udhëtimi janë edhe Italia, Spanja, Filanda e Luksemburgu me 188 destianione dhe Greqia me 184 destinacione. Nga ana tjetër në pasaportat më të këqija vendin e fundit e mban Afganistani.

Një person që ka pasaportë afgane ka mundësi të vizitoi vetëm 26 destinacione, më pak se kushdo, teksa në listën e pasaportave më të pafuqishme janë dhe Iraku, Siria, Pakistani, Jemeni, Somalia, Palestina, Nepali, Libia dhe Kore e Veriut.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0