Pas zgjedhjës së Rakiqit për zv/kryeministër, çfarë pritet të ndodhë në Kosovë – vjen paralajmërimi i fundit

HomeAktualitet

Pas zgjedhjës së Rakiqit për zv/kryeministër, çfarë pritet të ndodhë në Kosovë – vjen paralajmërimi i fundit

Gjatë ditës së djeshme është votuar nga Kuvendi i Kosovës, qeveria Hoti për të drejtuar tashmë shtetin e Kosovës. Kjo qeveri nga sot do të fillojë të zbatojë detyren e saj si qeveri e re e vendit tonë.

Zv/kryeministër u zgjodhë Goran Rakiq, nga Lista Serbe, është duke ngjallur reagime të shumta në lidhje me këtë ngjarje.

Profesori Binak Maxharraj për “Bota sot”, u shpreh që kjo qeveri është e turpit dhe se për herë të parë që nga çlirimi prej Serbisë do të kemi në krye të qeverisë një serbë i cili do të vendos për Kosovën.

“Dje u zhvillua një ngjarje që do të mbahet mend gjatë. Në Prishtinë në Parlamentin e Kosovës u votua qeveria e turpit, qeveria e jashtëligjeshme, antikushtetuese, qeveria e dhunës e projektuar sipas mafisë se krimit të organizuar në Kosovës. Dje në Paralemntin e Kosovës u instalue për herë të parë filiala e qeverisë se Beogradit,sepse Serbia për herë te parë që pas çlirimit janë edhe zot të feliales së qeverisë se Vuçiqit të instaluar në Prishtinë. Dje në bazë të kësaj praktite për herë te parë shqiptarët nuk do të mund të bijnë asnjë vendim pa miratimin e qeverisë së Vuçiqit (sepse vetë shqiptarët ua dhanë veton në këtë drejtim). Kjo është meritë e strukturave mafioze që e drejtojnë shtein qe sa vite,jo për ta ndërtuar por për ta shfrytezuar”, u shpreh Profesori.

Më tej, Profesori thotë që tashmë Kosova nuk do të mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Serbisë dhe kjo do të jetë në dëm të Kosovës duke vazhduar tutje profesori të përmend të bëmat e Rakiqit për Kosovën.

“E rrëzuan qeverin më popullore, për të instaluar përseri strukturat e krimit të organizuar. Nga sot Kosova nuk qeveriset por bashkqeveriset me Beogradin dhe se pa lejën e Beogradit Kosova nuk mundet të marrë asnjë vendim strategjik e as zhvillimor e le më në dëm të serbëve. Pra,vetë LDK e zbriti Beogradin dhe e uli në Prishtinë në qeveri dhe në instutucionet më të larta të shtetit. Kështu sipas marrëveshjes midis Serbisisë dhe LDK në maje te qeverisë se Kosovës si z/kryerministër do të jetë kryekrimineli me emrin Goran Rakiq i cili I përkiste bandës kryesore mafioze në Veri, është një katil, gjakpirësi i shqiptarëve”, përfundoi Maxharraj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0