Pas vizitës te varri i Rugovës, kryeministri Hoti viziton Jasharët

HomeAktualitet

Pas vizitës te varri i Rugovës, kryeministri Hoti viziton Jasharët

Në ditën e parë të punës kryeministri Hoti ka vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Për ish-presidentin Rugova Hoti tha se është themelues i shtetit, ndërsa menjëherë pas kësaj ai paralajmëroi se do të vizitojë Prekazin, përkatësisht familjen Jashari, raporton GazetaLajmi.

“Në konsultimet fillestare që i bëmë sot në mbledhjen e Qeverisë, pastaj në nderimet që ne ia shprehim si kabinet qeveritar themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit Rugova dhe pastaj do të jemi në vizitë edhe në Prekaz, te vendi ku është i shenjtë për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Si shenjë e respektit ndaj martirizimit të asaj familjeje dhe përmes saj të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për liri të cilën e gëzojmë sot”, deklaroi para medieve Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0