Pas virusit Kina sjell edhe vaksinën: Është e sigurt!

HomeAktualitet

Pas virusit Kina sjell edhe vaksinën: Është e sigurt!

Kina ka aprovuar licensën e parë për një vaksinë ndaj koronavirus, që është prodhuar në laboratorin kombëtar të vaksinave. Lajmin e konfirmoi “Global Times”, që shtoi se emri i vaksinës është Ad5-nCoV.

Vaksina është prodhuar nga kompania bio-farmaceutike kineze “CanSino Biologics Inc” në bashkëpunim me institutin bioteknologjhik të akademisë së shkencave-mjekësore të ushtrisë kineze.

Sipas “China National Intellectual Property Administration”, prodhuesit kanë marrë “OK”-in nga qeveria për prodhimin në masë të vaksinës në kohë sa më të shpejtë, në rast se do të regjistrohet një valë e dytë e pandemisë së Covid-19, me ritme të larta.

Aprovimi i vaksinës është bërë më 11 gusht, që konfirmon se ajo është efikase dhe e sigurt për shëndetin e njerëzve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0