Pas vendimit të Inspektoratit reagon Bedri Istrefi- U konfirmua zyrtarisht se kam pasur të drejtë, i lumtur të kthehem në punë

HomeAktualitet

Pas vendimit të Inspektoratit reagon Bedri Istrefi- U konfirmua zyrtarisht se kam pasur të drejtë, i lumtur të kthehem në punë

Inspektorati i Punës pas ankesës së ish-kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefi, i ka dhënë të drejtë këtij të fundit dhe ka kërkuar rikthimin e tij në punë.

E, pas këtij vendimi, Istrefi ka shkruar një postim në llogarinë Facebook, ku thotë se sot zyrtarisht u konfirmua që ai ka të drejtë.I njëjti madje thuhet se është i lumtur që do të rikthehet aty ku ka qenë.

Postimi i plotë:Ashtu siç kam paralajmëruar ditën e parë për vendimin e paligjshëm dhe arbitrar të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës për shkarkimin tim nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, sot u konfirmua edhe zyrtarisht se unë kam pasur të drejtë. Kjo për faktin se Inspektorati i Punës sot ka vendosur në favorin tim duke e bazuar si të kundërligjshëm vendimin e datës 25.04.2020 të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve.
Inspektorati i Punës sot konstatoi se ai vendim ishte në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Punës, me Statutin e Telekomit të Kosovës si dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me rastin e shkarkimit tim mbi bazën e nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0