Pas takimit me Lajçak: “Pa përfshirjen e Albin Kurtit në dialog, s’mund të ketë marrëveshje të suksesshme”

HomeAktualitet

Pas takimit me Lajçak: “Pa përfshirjen e Albin Kurtit në dialog, s’mund të ketë marrëveshje të suksesshme”

Ka përfunduar takimi në Prishtinë mes ish-Kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, ka folur deputetja e VV-së Fitore Pacolli e cila ka qenë e pranishme në këtë takim.

Ajo tha se në takim është diskutuar se pas përfshirjen e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në dialogun Kosovë-Serbi nuk mund të ketë marrëveshje të suksesshme.

“Të dyja palët u pajtuam që të mbesim në kontakt dhe se nuk mund të këtë dialog dhe marrëveshje të suksesshme, të qëndrueshme dhe afatgjate pa përfshirjen e Vetëvendosjes dhe sidomos Albin Kurtit”, ka Pacolli.

Sipas saj, për një gjë të tillë është pajtuar edhe sllovaku Lajçak në takim.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë, është duke zhvilluar takime me liderët e partive politike.

Ai përveçse është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar edhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0