Pas shumë ditësh, bie nën 200 numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë

HomeAktualitet

Pas shumë ditësh, bie nën 200 numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 194 raste pozitive.

Për herë të parë pas shumë ditësh numri i të infektuarve ka rënë nën 200, shkruan GazetaLajmi.
Në 24 orët e fundit, betejën me Coronavirusin e kanë humbur 4 persona, ndërkaq njoftohet për 138 të shëruar.

Naser Ramadani nga IKSHPK, ka thënë se kjo është një rënie ditore dhe nuk është rënie e vazhdueshme. Ai është shprehur optimist se me respektimin e masave, ky numër do të vazhdojë të ulet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0