Pas rrëzimit të Qeverisë Vetëvendosje nuk heqë dorë nga zgjedhjet – demonstrojnë zgjedhje në kohë pandemie

HomePolitike

Pas rrëzimit të Qeverisë Vetëvendosje nuk heqë dorë nga zgjedhjet – demonstrojnë zgjedhje në kohë pandemie

Lëvizja Vetëvendosje që nga rrëzimi i Qeverisë Kurti me mocionin e mosbesimit vazhdon të kërkojë zgjedhje.

Kërkesën e tyre sonte e demostruan edhe me impozivimin e një videoje që tregon se si mund të votohet në kushte pandemie.

Në postimin e tyre thuhet se votimi në kohë pandemie nuk ndryshon nga votimi tradicional pos se duhet pasur kujdes të shtuar pasi që gjithçka tjetër është e ngjashme.

Mes tjerash tregojnë edhe për hapat që duhet marrë për të votuar.

Ky është postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook:

Si të votohet në kushtet e pandemisë?

Votimi në një kohë pandemie nuk ndryshon edhe aq prej atij pa të. Përveç kujdesit të shtuar, gjithçka tjetër është e ngjashme.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të frymëzuar nga forma e organizimit të zgjedhjeve në Korenë e Jugut, të mbajtura me 15 prill 2020, kanë inskenuar një proces të ngjashëm zgjedhor.

Hapat janë shumë të thjeshtë se si do të duhet të votohet, madje janë vetëm dy të tillë:

1. Votuesit duhet të kenë maska dhe të qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit gjatë kohës së pritjes në radhë,

2. Votuesve do të u matet temperatura në hyrje të klasës:

2.1. Nëse temperaturën e ka deri në 37.5 gradë celsius, votuesi mund të votoj në atë klasë me procedura sikur nga e kaluara vetëm me disa masa shtesë të sigurisë,

2.2. Nëse temperaturën e ka më shumë se 37.5 gradë celsius, atëherë votuesi do të ndahet në një klasë tjetër ku i gjithë stafi i KQZ-së do të jetë i pajisur me veshje kundër pandemisë COVID-19. Pas votimit ai/ajo shoqërohet për t’i bërë analizat.

Këtu e 28 vite më parë po mbaheshin zgjedhjet e para në Kosovën e okupuar. Ndonëse nën shtetrrethim nga Serbia e pa institucione, populli i Kosovës arriti t’i organizoj zgjedhjet e para në vend. Tani mundësitë janë edhe më të mëdha dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1