Pas një muaj e gjysmë nga shkarkimi i Kurtit, zbulohen “arsyet” pse LDK e rrëzoi Qeverinë

HomePolitike

Pas një muaj e gjysmë nga shkarkimi i Kurtit, zbulohen “arsyet” pse LDK e rrëzoi Qeverinë

Publicisti Adem Bytyçi‎, ka treguar njërën ndër arsyet se pse Lidhja Demokratike e Kosovës e ka rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se shkarkimi i Kurtit nuk është bërë për ato arsye të cilat i thotë LDK-ja.

Sipas Bytyçi, shkaku i vetëm dhe kryesor ishte dhe do të mbetet frika nga Qeveria Kurti, e zbulimit të hajnive, e pasurive të kundërligjshme dhe shpronësimi i pasurive të pa ligjshme dhe procedimi para organeve të drejtësisë i të gjithë atyre që janë pasuruar në kurrizin e qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

“Arsyet” e LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë Kurti?

Rrëzimi i qeverisë Kurti nga partneri i saj i kolicionit LDK-ja, në krye me Isa Mustafën dhe grupin e tij nga subjektet tjera politike, nuk është bërë nga as njëra arsye nga ato që i thotë LDK-ja, Isa Mustsfa dhe bashkëpunëtorët e tij nga thujase të gjitha subjektet politike, por shkaku i vetëm dhe kryesor ishte dhe do të mbetet frika nga Qeveria Kurti ,e zbulimit të hajnive, e pasurive të kundërligjshme dhe shpronësimi i pasurive të pa ligjshme dhe procedimi para organeve të drejtësisë i të gjithë atyre që janë pasuruar në kurrizin e qytetarëve të Kosovës.

Kurtit, edhe mund t’i mohohet e drejta dhe mundësia e qevrisjës së Kosovës për shkaqe të cilat tani më i janë të njohura edhe qytetarit më të rendomtë, por edhe pas 100 vitësh, historia do ta provojë se Qeveria Kurti, është rrëzuar nga LDK-ja, dhe aleatët e saj si kjo, nga droja se Qeveria Kurti , do ta çkap shtetin nga pjesetarë të Ldk-së, dhe nga antarët e partive tjera, dhe zbatimit deri në detaje të ligjit mbi përiardhjen e pasurive të dyshimta të pushtetarëve dhe shpronësimi nga këto pasuri të kundërligjshme i të gjithë atyre pushtetarëve dhe procedimi i tyre pranë institucioneve të drejtësisë!

Nuk është e drejtë të mbahet pushteti me forcë , në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe interesat IMEDIATE të vendit…

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0