Pas infektimit të Arben Gashit të LDK’së, testohen 50 persona në Kuvend, ka edhe ankesa

HomeAktualitet

Pas infektimit të Arben Gashit të LDK’së, testohen 50 persona në Kuvend, ka edhe ankesa

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë shkruar letër kryetares së Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmanit, ku kanë kërkuar që të testohen për COVID-19 pasi që përveç sekretarit të Kuvendit, pozitiv ka rezultuar edhe deputeti Arben Gashi.Një gjë të tillë për T7 e ka konfirmuar deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu.“Nuk na janë bo testet…. Qe tre dite po vijm ne kuvend”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se e kanë pyetur kryetaren e Kuvendit se kur do të ndodhë testimi i deputetëve dhe pse nuk po vazhdon puna e Kuvendit.
Ndërkohë lidhur me këtë çështje nga Kuvendi i Kosovës kanë konfirmuar për T7 se deri më tani janë testuar 50 persona, deputetë e zyrtarë të administratës së Kuvendit.“Aktualisht jemi në pritje të rezultateve”, kanë thënë nga Zyra për Media e Kuvendi.

Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë se deputetët e kësaj partie ende nuk janë testuar.Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht se një anëtar i tyre është infektuar nuk ka organizuar ndonjë testim për njerëzit e saj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0