Pas deklaratave të Thaçit, vjen reagimi i ashpër nga VV-ja: Ai është nën presion nga Kushtetuesja dhe ky halli i tij

HomePolitike

Pas deklaratave të Thaçit, vjen reagimi i ashpër nga VV-ja: Ai është nën presion nga Kushtetuesja dhe ky halli i tij

Në intervistën e dhënë presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dërguar akuza të rënda ndaj Albin Kurtit e Vetëvendosjes derisa ka thënë se edhe sulmin ndaj këtij të fundit e ka përgatit vet ai dhe partia e tij.

Presidenti po ashtu ka jep edhe shumë deklaratat të tjera që lidhen më vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rrëzimin e qeverisë e deri edhe të dorëheqja e tij.

Një reagim i ashpër i ka ardh nga vetëvendosja. Driton Tali këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka thënë se presidenti aktual Hashim Thaçi është në presion politik por edhe juridik qoftë nga Gjykata Kushtetuese apo edhe nga ndonjë gjykatë tjetër.

“Po siç po shihet Thaçi jo vetëm që është nën presion politik por edhe juridik qoftë nga Gjykata Kushtetuese apo ndonjë gjykatë tjetër, dhe siç thuhet ato kanë bërë që ai të “humb udhën n’borr” siç themi ne. Nuk është ka e din se çka po flet! Para një jave i bëri disa gafe siç ishte ajo me e madhja me “informatat nga agjencitë e inteligjencës të shteteve mike”, apo sikurse vjet që pati deklaruar se “komunikatat e UÇK-së janë shkruar nga Banhofi i Cyrihut”. Pra shihet se ka një zor të madh dhe se nga ai zor shpesh here futet llugave pa nevojë” ka thënë Tali.
Sipas tij, durimi të behet dhe ketë thotë se e kanë dhuratë nga “rugovistet” e LDK-së që në krye me Isa Mustafes duhet vetëm të durojmë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0