Pas akuzave të veteranëve se nuk i ftoi në themelimin e Institutit për krime, Haxhiu ua publikon ftesën

HomePolitike

Pas akuzave të veteranëve se nuk i ftoi në themelimin e Institutit për krime, Haxhiu ua publikon ftesën

Albulena Haxhiu ka publikuar në Facebook ftesën që ia kanë nisur Organizatës së Veteranëve. “Javën e shkuar, kemi pranuar propozimet e përfaqësuesv

Thaçi: Qeveria e re dhe kryeministri të marrin përgjegjësitë, Kosova është e dëmtuar!
Shpend Ahmeti: Dyfishohet numri i familjeve që kërkojnë ndihma
Osmani takohet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara të Kosovës

Albulena Haxhiu ka publikuar në Facebook ftesën që ia kanë nisur Organizatës së Veteranëve.

“Javën e shkuar, kemi pranuar propozimet e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave e shoqatave në ekipin punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Dje kemi mbajtur takimin e parë të Ekipit. Të gjithë të ftuarit, ishin të pranishëm, përveç përfaqësuesja e Agjencisë së statistikave dhe përfaqësuesi i OVL – UÇK-së. Sot, u akuzuam nga përfaqësuesit e organizatës që nuk i kemi ftuar në takimim e djeshëm. Kjo nuk qëndron. Në vijim gjeni dëshminë për ftesën që kanë pasur e pranuar”, ka shkruar Haxhiu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0