Pas 5 orësh ne rezistencë, ekzekutohet 71-vjeçari në Elbasan

HomeAktualitet

Pas 5 orësh ne rezistencë, ekzekutohet 71-vjeçari në Elbasan

Forcat RENEA ekzekutojnë 71-vjeçarin Lefter Zhidru pas gati 5 orësh.

Negociatat e policisë kanë dështuar, pasi edhe pse është futur e bija si negociatore, ai nuk pranuar që të dorëzohet.

Mes policisë dhe Zhidrut ka pasur shkëmbim armësh për afro 10 minuta.

Të shtëna me breshëri e shpërthime granatash, më pas heshtje. Ka përfunduar aksioni i forcave speciale të policisë, të cilët kanë ekzekutuar 71 vjeçari Lefter Zhidru.

Ky i fundit prej 5 orësh qëndronte i ngujuar në banesën e tij, fill pasi i qëlloi me armë kallashnikov disa oficerëve të policisë, që kishin shkuar për ta arrestuar.

Në këto momente pritet që autoambulanca të marrë trupin e pajetë të 71-vjeçarit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0