Janë disa raste në Kosovë kur kundërshtarët politikë janë vëllezër mes vete apo familjarë
Nëpër debate televizive, mbante anën e Vetëvendosjes.
E të martën, zyrtarisht Armend Muja, aderoi në partinë e Albin Kurtit.
Me vete kishte edhe bashkëshorten dhe djalin e tij.
Por, këtu nuk ishte prezent vëllai i Armendit, Gazmend Muja.
Ky i fundit, deri vonë, është pjesë e e PDK-së.
Madje Gazmend Muja dikur ishte asamblist i PDK’së në Mitrovicë.
Por ky nuk është rasti i vetëm, kur dy vëllezër u takojnë partive të ndryshme politike.
Njëjte ka ndodhur edhe me dy vëllezërit nga fshati Komogllavë në qytetin e Ferizajt.
Bajrush Xhemajli, e Emrush Xhemajli vijnë nga e njëjta familje por mbajnë qëndrime të ndryshme politike.
Madje këta të fundit ishin në garë për kandidatë në të njëjtën kohë, njëri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës e njëri nga Lëvizja Vetëvendosje.
Por, ky fakt nuk ndikon tek raportet mes vëllezërve.
E diskutime politike në familje shpesh kanë edhe Faton Bislimi e Besnik Bislimin.
Këta dy në jetë të përditshme janë djem të axhës, por në politikë janë kundërshtarë.
Njëri nga LDK, e tjetri nga VV.
Por, sa ndikon kjo në raportet e tyre familjare ka treguar Faton Bislimi.
Por, ndryshe kanë vendosur vëllezërit Ramush e Daut Haradinaj.
Këta të fundit kanë vendosur që të qëndrojnë bashkë në subjektin e njëjtë politik që është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Edhe Sami Kurteshi e Ismail Kurteshi, vijnë nga e njëjta familje.
Por përpos familjes këta të fundit i bashkon edhe subjekti politik, që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.
COMMENTS