Parashikon Albulena Haxhiu: Shpejt shihemi në zgjedhje të jashtëzakonshme

HomePolitike

Parashikon Albulena Haxhiu: Shpejt shihemi në zgjedhje të jashtëzakonshme

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se shumë shpejtë do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.Ajo thotë se ka probleme në koalicion, derisa shton se ka humbur besimi edhe në Kuvend pasi të njëjtit nuk i kanë 61 vota.Haxhiu thotë se tani nuk mund të kalohet asnjë ligj pa mbështetjen e opozitës.

“Duke marrë parasysh problemet që kanë mes vete dhe brishtësinë e kësaj qeverie, unë jam shumë e bindur se vendi shumë shpejtë do të shkojë në zgjedhe të jashtëzakonshme. Duket hapur që ka probleme ndërmjet koalicionit, pazaret apo kërkesat e tyre janë shumë të mëdha në raport me kryerjen e favoreve që kanë subjektet politike. Ju po e shihni se si ka akuza të ndërsjella të AAK-së dhe Nismës në drejtim të kryeministrit Hoti. Gjithashtu ka humbur edhe besimi në Kuvendin e Kosovës, nuk i ka 61 vota kjo Qeveri. Tani në Kuvend nuk mund ta kalojë asnjë dokument përpara pa mbështetjen e subjekteve opozitare”, ka thënë ajo.Ajo thotë se Qeveria aktuale nuk e ka jetën e gjatë, duke shtuar se do t’i vazhdojnë punët që i kanë lënë në gjysmë.Ndërkaq duke folur për procesin e vettingut, ajo ka thënë se Qeveria aktuale nuk është duke bërë diçka në këtë drejtim.

“Unë kam parë vendimet e Qeverisë në raport me këtë dhe paragrafët tjera janë krejtësisht të njëjta sikur që i kam shkruar unë në atë kohë, vetëm se ku përmendet vettingu është hequr dhe përmendet vetëm një herë në fillim”, ka shtuar ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0