Paralajmërimi i ekspertit britanik: Nëse nuk mbyllemi tani, ja cdo të ndodh për Krishtlindje

HomeAktualitet

Paralajmërimi i ekspertit britanik: Nëse nuk mbyllemi tani, ja cdo të ndodh për Krishtlindje

Shifrat e infektimeve janë rritur dhe autoritetet britanike i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë shumë kujdes, pasi po përballen me valën e dytë të COVID-19.

Këshilltari qeveritar Prof. John Edmunds ka paralajmëruar se nëse Britania e Madhe nuk do të mbyllet tani, deri në Krishtlindje spitalet do të jenë të mbushura me pacientë.
“Edhe nëse i ndalonim gjërat tani, rastet dhe shtrimet në spital do të vazhdonin të rriteshin për 10 ditët e ardhshme [ose për] 2 javë sepse ato janë pjekur tashmë. Ata tashmë janë infektuar, por do të duhet pak kohë për t’u shtruar në spital – dhe e njëjta gjë vlen edhe për vdekjet. Ne do të shohim një valë rreth Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me një numër shumë të rëndë të rasteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, tha eksperti.

Ai bëri parashikimin e frikshëm, pasi tha se Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga dimri me dhjetëra mijëra të vdekur për shkak të koronavirusit.

“Kjo është ajo që ne do të shohim. Një numër shumë i madh rastesh, qindra vdekje në ditë. Unë nuk mendoj se do të arrijë kulmin e epidemisë që patëm në Mars dhe Prill, por në shumë pjesë të vendit mund të jetë mjaft e ngjashme”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0