Para se të shkoni në plazh apo pishinë, lexoni këto këshilla

HomeShendeti

Para se të shkoni në plazh apo pishinë, lexoni këto këshilla

Vera po troket dhe njerëzit bëhen gati për pushime, mirëpo ky vit është ndryshe nga të tjerët, për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirus.
Për këtë iu ftojmë të lexoni disa informacione dhe këshilla para se të niseni për në plazh apo pishina.
Ejani të përgatitur. Ju mund të merrni vetë xhelat tuaj dezinfektues për të pastruar vendin tuaj kur të mbërrini. Ju gjithashtu duhet të keni një maskë për fytyrën.
Në ujë
Koronavirusi nuk ka të mundësi të përhapet në ujë, thotë CDC. Por ende ka shumë që nuk dimë për Covid-19, kështu që gjëja më e sigurt për të bërë është të ruani distancën nga të tjerët.
Mos vendosni maskë në ujë. Është thjesht jo praktike! Një maskë e lagur mund të jetë e rrezikshme nëse pengon frymëmarrjen tuaj. Ruani maskën kur të dilni përsëri në tokë.
Ruani distancën. Mos harroni, njerëzit e përhapin koronavirusin, jo uji.
Në rërë
Ekspertët e sëmundjes infektive janë optimistë se njerëzit mund të shijojnë ambientet e jashtme këtë verë.
Nëse vendi është i mbipopulluar mos qëndroni atje.
Vendosni një maskë. Pavarësisht nëse jeni në një plazhë publik, vend parkimi ose një supermarket, duhet ta vendosni maskën.
Në diell
Shkencëtarët mezi presin të shohin nëse virusi do dobësohet gjatë verës.
Ruani higjienën. Drita e diellit nuk do të pastrojë duart tuaja. Lani ato shpesh kur jeni rreth njerëzve të tjerë në publik.
Mos harroni kremin e diellit. Maska mbron vetëm gjysmën e poshtme të fytyrës suaj! Mos harroni të aplikoni rregullisht kremin kur jeni në diell, minimizimi i kontaktit me të huajt është ende thelbësore.
Rreziku juaj nga infeksioni nuk do të jetë zero edhe nëse i ndiqni të gjitha masat, por mund ta ulni nëse jeni të kujdesshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0