Pandeli Majko me një postim prekës e kujton dëshmoren 17 vjeçare të UÇK’së

HomeAktualitet

Pandeli Majko me një postim prekës e kujton dëshmoren 17 vjeçare të UÇK’së

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Makjo, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar dëshmoren 17 vjecare të UÇK’së, Yllka Domi.

“Liria ka emër”, shkruan në postimin e tij Majko që ishte kryeministër gjatë kohës së lu ftës në Kosovë.

“Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë bet ejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe. Dy ditë para vd ekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

Amanet ju le nëse nuk pritoni,
Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,


Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,

Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.
Përmendore nuk dua…!

Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,

Vendosni afër kokës sime.”

Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vr arë në be tejë i dërguan në një va rrezë masive në Batajnicë (Serbi). Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit”, shton Majko.

“Liria ka emrin e të rënëvë”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0