Pamjet në DC ia kujtuan Kuvendin e Kosovës, momenti kur Delawie ik nga gazi lotsjellës

HomeAktualitet

Pamjet në DC ia kujtuan Kuvendin e Kosovës, momenti kur Delawie ik nga gazi lotsjellës

Gazi lotsjellës i hedhur dje në Capitol Hill nga përkrahësit e Donald Trump me qëllim të pengimit të mbajtjes së mbledhjes së Senatit për të certifikuar fitoren e Joe Biden, ia ka kujtuar ish-ambasadorit, Greg Delawie, përvojën e para disa viteve në Kosovë.

Delawie ka thënë se në muajt te parë të punës së tij si ambasador në Kosovë ishte përballur me gazin lotsjellës të hedhur nga partitë opozitare të atëhershme (Vetëvendosje, AAK dhe NISMA), për të parandaluar Asociacionin e Komunave dhe Demarkacionin me Malin e Zi në 2015.
Gaz lotsjellës në Kuvend ka pasur dhe më pas në 2016-ën, i hedhur nga Lëvizja Vetëvendosje për të penguar zgjedhjen e Hashim Thaçit si president.

Anëtari i PDK’së, Nehat Mustafa, ka publikuar disa foto të një prej momenteve kur Vetëvendosje kishte hedhur gaz lotsjellës, e në të cilat shihet Greg Delawie atëbotë ambasador në Prishtinë teksa largohet nga salla e Kuvendit.
“Gjatë seancës së votimit të Z.Hashim Thaçi – President i Republikës së Kosovës, së bashku me Gjenaral Rrahman Ramën ishim të ulur prapa ish Ambasadorit të SHBA-ve Z.Delawie. Po publikoj për herë të parë dy foto të shkrepura nga unë gjatë kësaj seance , e ku në objektiv është edhe vet ambasadori Delaëie i cili në dorë mbante një revistë ( mbase me foton e Martin Luterit)”, ka shkruar Mustafa./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0