Pamje të rë.nda/ Dy motrat kalojnë rrugën, njërën e fluturon makina në ajër dhe i m.err jetën

HomeAktualitet

Pamje të rë.nda/ Dy motrat kalojnë rrugën, njërën e fluturon makina në ajër dhe i m.err jetën

Kanë dalë pamjet e ak.sidentit të ndodhur në Elbasan, në datën 12 Tetor, ku mbeti e vd.ekur e reja Miranda Dashëhana, e cila po kalonte rrugën bashkë me motrën e saj.

Rreth orës 20:24 të mbrëmjes ato dalin nga një lokal pranë një karburanti në unazën e qytetit, në Elbasan dhe ecin në drejtim të rrugës së pavijëzuar ku nuk ka lëvizje të shumtë makinash.
Të dyja bashkë ndjekin një hap duke u nisur drejt rrugës. Kur afrohen aty, presin pak sekonda sa kalojnë disa makina të pakta që përshkruajnë këtë zonë. Në momentin që rruga zbrazet hedhin hapin në asfalt. Në atë çast disa drita makinash reflektojnë mbi to.

Një automjet që vjen nga larg afrohet me shpejtësi ma.rrame.ndëse te këmbët e tyre. Nga ana tjetër një kamion i cili ecën ngadalë, që duket se do të ndalojë tek pika e karburantit afrohet pranë tyre.

Motra e Mirandës, e cila ndodhet në anën nga po vinte makina shpejton hapin dhe hidhet në anën tjetër të rrugës, por Miranda nuk ia del dot të dalë matanë. Automjeti tip “Volksëagen” që drejtohej nga një G.A.,banues në Elbasan nuk arrin të frenojë edhe për shkak të re.shjeve të shiut, duke e marrë për para dhe për pasojë e reja vd.es në vend.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0