Tre kosovarë kanë nd ërruar jetë si pasojë e një aksidenti të trafikut që ndodhi dje rreth orës 9 të mëngjesit, në autostradën federale 31 midis Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, raporton RTL.de.
Sipas mediave gjermane, tri vik timat ishin anëtarë të të njëjtës familje nga fshati Rahovicë i Ferizajt.
Në bazë të hetimeve të para të policisë, një 35-vjeçare,e cila tani ndodhet në koma, po voziste automjetin e saj Audi drejt Friedrichshafen. Menjëherë pas Uhldingen, gruaja thuhet se kishte rrëshqitur dhe makina u fut në korsinë e kundërt ku u përplas ballë për ballë me një kamion.
Nga ky aksident u lëndua edhe një 11-vjeçare dhe shoferi i kamionit.
COMMENTS