Pamje/  Momenti kur Përparim Ademi shkon të vr asë dy motrat dhe largohet i qetë

HomeAktualitet

Pamje/ Momenti kur Përparim Ademi shkon të vr asë dy motrat dhe largohet i qetë

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus siguron pamjet ekskluzive të 59-vjeçarit Përparim Ademi kur hyn në banesën e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, dhe pasi i ka vr arë largohet qetësisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 31 Dhjetor 2020. Sqarojmë se orari i kamerave të sigurisë ka pasaktësi me 1 orë pasi ndodhi ngjarja.

Ora shënon 10:06 minuta kur Përparim Ademi shfaqet në një prej kamerave rreth 50 metra larg pallatit ku banonin motrat. I veshur me xhup ngjyrë blu dhe me pantallona të zeza, ai ecën qetësisht.
Sikurse duket në pamje, 59-vjeçari ka shkuar me biçikletë. Pranë tij ishte dhe një djalë i ri i cili po e shoqëronte, që sipas informacioneve, është nipi i tij.
Përparim Ademi ka shkuar i ar matosur me ka llashnikov, të cilin e kishte fshehur në një çantë. Në hyrje të pallatit, ai ka lënë biçikletën e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0