Paloka-Edi Ramës: ‘I pafytyrë që fsheh kokën si struci sa herë kapet mat në flagrancë’

HomePolitike

Paloka-Edi Ramës: ‘I pafytyrë që fsheh kokën si struci sa herë kapet mat në flagrancë’

Edi Rama, Edi Paloka
Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen e detit me Greqinë.

Paloka e quan Ramën një të pafytyrë që sipas tij fsheh kokën si struc sa herë kapet mat. Më tej akuzon kryeministrin, se për pushtetin dhe interesat e tij shet çdo gjë.

Postimi i Palokës:

Rama eshte nje genjeshtar i pafytyre qe perdridhet e perpiqet te fshehe koken si struci sa here kapet ne flagrance me matrapazlliqet e tij. Kjo eshte faktuar me se nje here , matrapazlliku me detin eshte vetem rasti me i fundit.

Doli fillimisht e deklaroi se “eshte e drejte e Greqise te zgjerohet me 12 milje”, ndersa dje e pame se si perdridhej me ato batutat e tij te lodhura!

“Nuk ka ku te zgjerohet Greqia 12 milje” deklaroi nder te tjera.

Po pse nje jave me pare kishte ku shtrihej Greqia e sot nuk paska me ku te shtrihet ?! Cfare ndryshoi ?! Se “deti aty eshte nuk leviz” ( keshtu ironizoi Rama dje). Atehere cfare ndryshoi qe e beri Ramen te perdridhet?

Vetem fakti qe ceshtja mori permasat e skandalit e matrapazi u kap dhe nje here ne flagrance.

Atehere kur edhe Pashai i tij ( Myslymi) u detyrua te dale publikisht e te pranoje se “ harta e paraqitur eshte rrezuar qe ne 2010 nga GJK”.

Shqiptaret “ja kane marre doren” matrapazlliqeve e perdredhjeve te Rames madje qe ne fillimet e tij politike.

A nuk beri te njejten gje me Kosoven? E mohoi kur plasi skandali, po nuk e lane te genjente gjate. E denoncoi Berisha, e konfirmoi Haradinaj dhe e vulosi Bolton ; Jo vetem qe ndarja e Kosoves ishte shtruar per diskutim po dhe “meriten” e propozimit , Vucic ja la Edvin Rames. Por kjo nuk e pengoi qe me pafytyresine tipike te tij , dje ne sallen e Parlamentit , te arrinte deri aty sa marreveshjen e nenshkruar ne Ëashington ta konsideronte si marreveshjen per te cilen paskesh qene dakort qe ne fillim ky e Vucic, kurse ata qe i dogjen ne dore ndarjen e Kosoves , thjesht e paskan vonuar marreveshjen…Krejt i pafytyre, po i dale boje nderkohe.

Shqiptaret , kudo qe jetojne e dijne mire se Rama eshte nje matrapaz qe per pushtetin dhe interesat e tij shet cdo gje!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0