Pal Lekaj pyet Kurtin: Çka është kjo, qeveri e ditës apo e natës?

HomePolitike

Pal Lekaj pyet Kurtin: Çka është kjo, qeveri e ditës apo e natës?

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka kritikuar kryeministrin në ardhje Albin Kurti, në seancën në të cilën ky i fundit prezantoi para deputetëve planin e tij qeverisës.

“Edhe pse me këtë nguti kaq të madhe që të na sillni një gjysmë ore këtë ekspoze, kaq shumë keni bë me ardhur në këtë pushtet sa nuk jeni përgatit për maratonë”, tha Lekaj.

Ai ka pyetur Kurtin nëse qeveria e tij është qeveri e natës, ashtu siç ishte kritikuar qeveria që e udhëhoqi Ramush Haradinaj.

“Këtu po e shoh gabimin e juaj që na keni quajt qeveri e natës. Çka është kjo, qeveri e ditës apo e natës?’, pyeti Lekaj.

Ai ka kritikuar planin e Kurtit për pandeminë, ekonominë dhe dialogun me Serbinë.

‘Shpresoj që ju do ta ndërroni qasjen”, theksoi Lekaj.

“Ne si grup parlamentar do të ju mbështesim me alternativa por çdo herë do të jemi kujdestar për çdo veprim që nuk shkon në favor të qytetarëve të Kosovës”, tha Lekaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0