Pal Lekaj kërkon falje publike për ngatërrimin e fjalës “fëmijërore” me “feministe”

HomeAktualitet

Pal Lekaj kërkon falje publike për ngatërrimin e fjalës “fëmijërore” me “feministe”

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke dashur që ta përshkruante Qeverinë e Albin Kurtit si një qeveri që bënte veprime fëmijërore, ka deklaruar se Qeveria e Kurtit bëri “veprim feminist”.

Këtë deklarim e bëri në Klan Kosova live.

Por, Lekaj sot ka kërkuar falje publike për ngatërrimin e fjalës “fëmijërore” me atë “feministe”, shkruan IndeksOnline/

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë në emisionin “Edicioni special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe padijeninë e ish-kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht atij femror.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0