Padia e Ramës, Haradinaj: Mua s’më ka nënshtruar as Millosheviqi

HomePolitike

Padia e Ramës, Haradinaj: Mua s’më ka nënshtruar as Millosheviqi

Ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka një padi, që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka bërë për shpifje.

Haradinaj thotë se nuk ka frikë nga paditë, pasi sipas tij nuk e ka nënshtruar as Millosheviqi.

”Rama ka menduar që me këto padi i frikëson njerëzit, i ndalon. Ka menduar se të gjithë jemi në një mënyrë të nënshtruar nga ai. Ndoshta në Shqipëri e praktikon këtë me oponentët dhe të tjerët”.

”Rama e di që Millosheviqi nuk më ka nënshtruar mua dhe familjen time. Askush kurrë nuk mund të më nënshtrojë të drejtën e shqiptarëve dhe të Kosovës”, u shpreh Haradinaj për oranews.

”Unë jam shqiptar, unë nuk e mbroj Kosovën vetëm për shqiptarët e Kosovës, e mbroj Kosovën se është e drejtë historike e shqiptarëve në Ballkan. Shqiptarët janë popull që asnjëherë nuk kanë marrë nga të tjerët. Të tjerët kanë marrë nga shqiptarët. Është histori e ditur dhe e dhimbshëm sa jemi copëtuar dhe zvogëluar në vazhdimësi”.

”Jam i atij brezi që dua ta ndryshoj këtë logjikë. Ka hyrë mijëvjeçari i tretë, UÇK e ka ndryshuar këtë logjikë. Fqinjët tanë që nuk i respektojnë për vlerat e tyre me të cilët dëshirojnë të bashkëjetojnë nuk mund të marrin prej të drejtës tonë.

Sipas tij, Rama, Vuçiç dhe Thaçi kanë punuar për ndarjen e Kosovës.

”Kam një padi aq sa di unë sepse nuk më ka ftuar gjykata, por jo ajo padi, po çka do qoftë tjetër nuk ka për të heshtur të drejtën e shqiptarëve. Ai ka qenë pjesë direkte, ai dhe lobi i tij dhe sejmenët e tij kanë punuar intensivisht për ndarjen e Kosovës, sikurse ishte edhe zoti Thaci edhe zoti Vuçiq”.

”Po për fat, qendrat vendimmarrëse, Uashingtoni zyrtar, mekanizmat e sigurisë, ata që e zbatojnë gjeostrategjikë për stabilitet në botë e kanë kuptuar lojën e tyre. I kam thënë edhe zotit Rama edhe të tjerëve, se kufijtë i kanë vendosur çizmet. Nuk i kanë ndarë ende çizmet”.

”Pra nuk mundet kravatat të ndërrojnë kufijtë sa herë duan pa u marrë vesh me çizmet. Çizmet i kanë vendosur kufijtë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0