Pacolli është nisur me aeroplan drejt Kosovës

HomeAktualitet

Pacolli është nisur me aeroplan drejt Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nga aeroporti i Luganos është nisur për në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.

“Pas dramës së krijuar sot, z. Pacolli është rrugës për në Kosovë”, ka shkruar Murseli.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli u bë krye temë, për shkak të kthimit të tij nga Zvicra në Kosovë.

Pacolli reagoi ashpër ndaj Qeverisë në detyrë, duke thënë se po e pamundësojnë kthimin e tij në atdhe, dhe se ai nuk ka nevojë të qëndrojë në karantinë, pasi që ka qëndruar i karantinuar për dy muaj në Zvicër.

Gjithashtu, kreu i AKR-së, pohoi që i është anuluar leja për aterrim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, mirëpo pak orë më vonë, ai njoftoi se tashmë ka leje për të aterruar në ANP.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0