Osmani: Urime Dita e Evropës nga populli më i izoluar në Evropë

HomeAktualitet

Osmani: Urime Dita e Evropës nga populli më i izoluar në Evropë

Me rastin e Ditës se Europës, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se kjo ditë na e kujton se sa e rëndësishme dhe produktive është paqja mes popujve e shteteve dhe orientimi drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.Sipas saj, mbajtja e popullit më pro-evropian, popullit të Kosovës, të izoluar është në kundërshtim me po këto vlera.“Çdo skenar i pranuar për ndryshim kufijsh të vendeve që aspirojnë integrimin në BE është poashtu në kundërshtim me këto vlera”.

Postimi i plotë:Urime Dita e Evropës nga populli më i izoluar në EvropëSot në ditën e Evropës rikthejmë në kujtesë edhe një herë se sa e rëndësishme dhe produktive është paqja mes popujve e shteteve dhe orientimi drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Duke promovuar fillimisht bashkëpunimin tregtar e pastaj edhe diversitetin kulturor e etnik, Bashkimi Evropian u shndërrua në projektin që jetësoi zhvillimin ekonomik, krijoi mirëqenie për qytetarin dhe u shndërrua në entitetin që u bë sinonim i paqes dhe i stabilitetit në botë. Andaj, Kosova orientim të qartë strategjik e ka anëtarsimin në Bashkimin Evropian.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0