Osmani tha se zyrtarë të LDK-së i çuan letra amerikanëve kundër saj, reagon Isa Mustafa

HomePolitike

Osmani tha se zyrtarë të LDK-së i çuan letra amerikanëve kundër saj, reagon Isa Mustafa

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i pyetur se a mund t’ia tregojë dikush derën nënkryetares Osmani, ka thënë se partia e tij nuk funksionon me logjikë të funksionarëve

“LDK është një organizim vullnetar i njerëzve që kanë përqafuar një ide politike të qendrës së djathtë, që funksionon me rregulla të formuluara në Statutin e LDK-së . LDK nuk funksionon me logjikën e misionarëve, “unë dhe populli”; “ unë dhe zoti” por me mirëkuptim dhe solidaritet të brendshëm. Prandaj fuqia jonë qëndron në besimin në LDK dhe në respektimin e LDK’së”.

Osmani, që në zgjedhjet e fundit ishte kandidate e LDK’së për kryeministre, dje në Pressing ka akuzuar zyrtarë të lartë të kësaj partie, se u kanë thënë amerikanëve se ajo nuk e përfaqëson partinë.

Mustafa thotë se nuk ka njohuri që dikush i LDK’së ka folur për kryeparlamentaren e tanishme me administratën amerikane. Për akuzat e Osmanit, kreu i partisë e fton atë që t’i bëjë publike emrat e zyrtarëve.

“Si Kryetar i LDK-së nuk kam njohuri se dikush nga strukturat e larta të LDK-së ka komunikuar me administratën amerikane apo me EPP-inë për znj Osmani. Por, në qoftë se znj Osmani ka argumente, do ta ftonja që ato t’i bëjë publike, me emër dhe mbiemër”, ka thënë Mustafa.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0