Osmani: Qasja në arsim dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve janë çështje jetike

HomePolitike

Osmani: Qasja në arsim dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve janë çështje jetike

Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani vizitoi sot shkollën “Emin Duraku” në Prizren, për t’u njohur me procesin e regjistrimit të materialeve mësimore për nxënësit e Kosovës, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën turke dhe atë boshnjake. E shoqëruar nga zëvendësministrat e Arsimit, Xhavit Rexhaj e Enis Kervan, kryetari i Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, deputeti Haxhi Avdyli etj., ajo e përcolli nga afër këtë proces.

Kryetarja Osmani falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë komunale të Arsimit për punën e jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe. Në veçanti shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e mësuesve dhe arsimtarëve në organizimin e mësimit.Znj. Osmani theksoi se ofrimi i mësimit për të gjithë, përfshirë edhe gjuhët e komuniteteve është shumë i rëndësishëm dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona për të krijuar shoqëri demokratike, që i respekton të drejtat e secilit qytetar. Ajo u shpreh e lumtur që pjesëmarrja e nxënësve në komunën e Prizrenit është e lartë, përfshirë edhe nxënësit e komuniteteve joshumicë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0