Osmani: Paraqitja e rasteve të reja me Covid-19 është shqetësuese – asgjë nuk ka mbaruar

HomePolitike

Osmani: Paraqitja e rasteve të reja me Covid-19 është shqetësuese – asgjë nuk ka mbaruar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të kihet kujdes dhe të respektohen të gjitha masat dhe rekomandimet nga Ministria e

Bekim Haxhiu: Qeveria në ikje ka vjedhur miliona euro në tendera për produkte mjeksore
Kurti: Më 24 maj të vitit 1992 populli përzgjedhi rezistencën dhe e konfirmoi pavarësinë
Qeveria Kurti mban mbledhje në mesnatë, shkarkohet Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të kihet kujdes dhe të respektohen të gjitha masat dhe rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues dhe dëmton përkushtimin e deritanishëm, deri në vetëmohim, në luftën kundër pandemisë. Janë vetëm 19 javë që përballemi me koronavirusin dhe kemi ende shumë për të mësuar rreth tij”, është shprehur Osmani.

“Historia tregon shembuj të mëhershëm të rikthimit të valëve te infeksionit, të cilat shpesh janë përcjellë me goditje dhe më të rënda sesa në valën e parë”.

“Të vazhdojmë që, me sjellje të kujdesshme, të tregojmë përgjegjësi shoqërore ndaj shëndetit tonë dhe të të tjerëve! Asgjë nuk ka mbaruar, deri sa të mbarojë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0