Osmani: Nëse i ndodh diçka familjes time, dihet kush është përgjegjës

HomeAktualitet

Osmani: Nëse i ndodh diçka familjes time, dihet kush është përgjegjës

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka thënë se akuzat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, karshi babait të saj, i ngjasojnë më ato të viteve të ’90 që i janë bërë zyrtarëve të LDK-së.

“Kjo ma kujton gjuhën e viteve të 90’ta kur zyrtarët e LDK-së shpalleshin bashkëpunëtorë të Serbisë dhe pastaj e dinë çka ju ndodhë atyre.

Dua të them sot se familja ime do të merret me tëra këto me institucionet e drejtësisë, por nëse diçka i ndodh familjes time, ne e dimë kush është përgjegjës”, tha OsmaniAsaj i ka mbetur paksa hatri që lideri i partisë së LDK-së, Isa Mustafa, që nuk ka reaguar ndaj gjuhës së presidentit.

“E kam parë reagimin e kryetarit Mustafa kur kanë qenë disa shkrime në Facebook në portale, por nuk ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ku është momenti kur kërcënimi bëhet serioz”, ka deklaruar ajo.

Ditë më parë, në një intervistë në Klan Kosova, presidenti Thaçi la të kuptohet se babai i Vjosa Osmanit ka punuar për Serbinë dhe kërcënoi se këtë do ta bëjë “transparente” nëse këtë e kërkon Vjosa Osmani.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0