Osmani: Me 4 qershor formohet komisioni hetimor për menaxhimin e pandemisë

HomePolitike

Osmani: Me 4 qershor formohet komisioni hetimor për menaxhimin e pandemisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhje ku janë diskutuar tri pika të rendit të ditës.Pas më shumë se tri orë diskutimesh, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani në një konferencë për media ka konfirmuar që me 4 qershor Do të mbahet mbledhja për votimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për pandeminë Covid-19.

“Arsyeja e mbajtjes së kësaj mbledhje përveç një numri të pikave është që të diskutojmë për propozimet e komisioneve. Kemi pranuar 22 nënshkrime të deputetëve për formimin e Komisionit Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë. Më 4 qershor do të formohet në Kuvend ky komision. Pasi kemi kaq nënshkrime, komisioni nuk mund të formohet automatikisht, prandaj duhet vendim i seancës.

Ka pasur dakordim të kryesisë të futen edhe pikat e zakonshme të rendit të ditës. Nuk ka pasë gatishmëri të futen pyetjet parlamentare por do ta mbajmë edhe një mbledhje të kryesisë paraprakisht”, ka thënë Osmani.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0