Osmani e paraqet në Polici incidentin me deputetin Xhavit Ukaj

HomeAktualitet

Osmani e paraqet në Polici incidentin me deputetin Xhavit Ukaj

Pas incidentit që ndodhi në Kuvend, ku deputeti i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Xhavit Ukaj iu vërsul kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, kjo e fundit e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Lajmi.

Mësohet se zyrtarët e Policisë së Kosovës janë nisur për në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Pas incidentit ka folur edhe vet Ukaj, duke thënë se krejt kjo filloi për shkak se Osmani ia bëri Ukajt me gisht, derisa ky i fundit tha se nuk e meritoj atë sjellje.

Tutje, ai tha se Osmani ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin. E sipas Ukajt, në momentin kur Osmani bëri me gisht, ky i fundit reagoi.

https://www.facebook.com/GazetaLajmi/videos/787946218408482/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0