Osmani e kujton Xhemail Mustafën: U v ra pabesisht për shkak të veprimtarisë politike

HomeAktualitet

Osmani e kujton Xhemail Mustafën: U v ra pabesisht për shkak të veprimtarisë politike

U.d e presidentit, Vjosa Osmani e ka Xhemail Mustafën në përvjetorin e v rasjes së tij, raporton Gazeta Express.

Osmani në Facebook ka shkruar se sot kujtohet Xhemajl Mustafa, njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes politike të viteve ’90 për liri dhe pavarësi, bashkëpunëtori i afërt të Presidentit Rugova, njeriu i urtë e dijetari i shquar i Kosovës.

“Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje, ashtu siç qe edhe Presidenti Rugova. Ai u vr a pabesisht, këtu e njëzet vjet më parë, për shkak të veprimtarisë së tij politike e atdhetare. Me v rasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe i vuri themelet e informimit të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës”, ka shkruar ajo.

“Ne do ta kujtojmë përjetësisht veprën madhore të Xhemës në shërbim të vendit e të popullit të tij dhe nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për të”, tha Osmani./GazetaExpress/

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1865337830295139/?type=3

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0