Oriola dhe Erosi ia shprehin tashmë publikisht dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale

HomeShowbiz

Oriola dhe Erosi ia shprehin tashmë publikisht dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale

Fillimisht e mbajtën të fshehur, por tashmë ata ia kanë konfirmuar publikut që janë çift.

Futbollisti i njohur kosovar, Eroz Grezda, dhe modelja Oriola Marashi, duket se janë duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre të re.

Përveç imazheve herë pas here të përbashkëta, Grezda dhe Marashi kanë filluar tashmë t’ia shprehin edhe publikisht dashurinë njëri-tjetrit.

Këtë e vërtetoi vetë Erosi, i cili në një fotografi të fundit të publikuar nga Oriola, nuk ka mundur të rezistojë pa i lënë një koment përkëdhelës të dashurës së tij.

Teksa kjo e fundit shfaqej mjaft atraktive në një kostum të zi dhe transparent, futbollisti i komenton duke i shkruar: “limonada ime”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0