Nuk shfaqte simptoma, gruaja infekton 98 persona në një klub nate

HomeSociale

Nuk shfaqte simptoma, gruaja infekton 98 persona në një klub nate

Numri i njerëzve pozitivë me koronavirus, të cilët janë infektuar në një klub nate në Pragë është rritur në 98 dhe në mesin e tyre janë futbollistë nga tre klube të mëdha të Pragës.

Kjo është vetëm një valë e re e madhe e njerëzve të prekur nga COVID-19 në Republikën Çeke, shkruan The Guardian.

Gjatë ditës së djeshme u raportuan 247 raste të reja, që është numri më i madh që nga fundi i qershorit. Si rezultat, kryeministri çek, Andrej Babis, deklaroi se “mbajtja e maskës mund të jetë e detyrueshme sërish në disa hapësira të mbyllura”.

Zyrtarët shëndetësorë dyshojnë se një grua, pa simptoma, është burimi i infeksionit që u përhap më 11 korrik pas një feste në një klub nate në Pragë.

Autoritetet e këtij vendi deklaruan se 68 persona në klubin e natës, shtatë punonjës, si dhe 23 anëtarë të familjeve së saj u testuan pozitivë me COVID-19. Në total, 273 persona janë në karantinë.

Pasi mediat shkruanin se njerëzit në klub u infektuan duke shpërndarë pije, zyrtarët përsëritën rëndësinë thelbësore të distancës fizike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0