“Nuk më interesojnë paratë”, rrugëtimi i pabesueshëm i portierit të Arsenalit që po bën xhiron e botës

HomeSport

“Nuk më interesojnë paratë”, rrugëtimi i pabesueshëm i portierit të Arsenalit që po bën xhiron e botës

Arsenali ka fituar mbrëmë FA Cup – pasi mposhti Chelsean në finale me rezultatin 2:1.Christian Pulisic e dërgoi Chelsean në avantazh pas vetëm pesë minutash, por dy golat e Pierre-Emerick Aubameyang i dhanë Mikel Artetas trofeun e tij të parë në karrierën e tij të shkurtër menaxheriale, përcjell GazetaBlic.Megjithatë, respekt të madh pas këtij triufi ka gëzuar edhe portieri i “Topçinjëve”, Emiliano Martinez.

Portieri argjentinas ka shkëlqyer në javët e fundit pas dëmtimit të Bernd Leno. Martinez u bashkua me klubin nga veriu i Londrës në vitin 2010 si një 17-vjeçar.Besohet se ai la shtetin e tij vetë për të ndihmuar familjen e tij, e cila po luftonte financiarisht. Pasi u transferua në Emirates, Martinez kaloi gjashtë sezone në huazim tek Oxford, Sheffield Wednesday, Rotherham, Wolves, Getafe dhe Reading.
Në paraqitjen e tij të dytë në Arsenal, ai pranoi pesë gola kundër Reading në një ndeshje të Kupës së Ligës dhe në tetë vitet e tij të para në klub, ai luajti vetëm 12 ndeshje në Premierligë.

Por ai e mori shansin e tij këtë sezon – pasi Leno pësoi një dëmtim të rëndë kundër Brighton në qershor.

Pas ndeshjes, ai u pyet për familjen e tij, ku shpërtheu në lot dhe s’mund të fliste.Pamjet zyrtare të ‘Tunnel Cam’ kapin Martinez duke thënë “Nuk më intereson aspak për paratë” pas një bisede me dikë në klub.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0